SPAK njoftoi sot se ka nisur hetimet ndaj Ilir Metës ku i ka kërkuar KQZ-së formulanin e dekriminalizimit për ish-deputetin.
Meta ka sulmuar kreun e SPAK, Arben Krajën duke e quajtur ‘spurdhjaku i partisë’ ndërsa shton se ka vendosur që ti shërbejë hapur mafias.
‘Meqënëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më! Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!’- shkruan Meta.