Mbrëmjen e sotme do të marrin fund edhe dilemat se kush do jetë rivali i Argjentinës në finalen e Kupës së Botës. Në orën 20:00 stadiumi “Al Bayt” do ndez dritat për të pritur gjysmëfinalen e dytë, aty ku do sfidojnë njëra-tjetrën Franca dhe Maroku. Kampionët në fuqi të Botës kërkojnë që të përsërisin suksesin e 4 viteve më parë në Rusi. Për fatin e mirë, organika në urdhrat e trajnerit Deschamps do të jetë grupi i plotë dhe besohet se do hedh në fushë formacionin që përdori në fitoren ndaj Anglisë. Lloris në portë, teksa mbrojtja do formohet nga Kunde, Varane, Upamecano dhe Theo Hernandes.
Mesi i fushës do i besohet Rabiot dhe Tchouameni, që duket se ka lënë pas problemet fizike. Ndërkaq, sulmi do formohet nga Dembele, Griezmann dhe Mbappe, që do jenë në mbështetje të Giroud i vetëm në majën e repartit të avancuar. Në krahun tjetër, Maroku vjen si surprizë në gjysmëfinale dhe ndaj kampionëve nuk do ketë presion për rezultat. Maroku është e pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit në Kampionatin botëror, teksa përballë do ketë një skuadër mjaft efektive në repartin e avancuar. Franca ka shënuar të paktën dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në Botëror, teksa ka fituar 8 nga 9 ndeshjet e fundit, duke qenë kockë e fortë për këdo skuadër./ Klan News