Sulmuesi shqiptar Xhuliano Skuka festoi golin e parë në kampionatin slloven me ekipin e Mariborit. Skuadra e tij u mund në transfertë nga rivalët e Bravos me rezultatin 2-1. Skuka u fut në lojë në minutën e 61. Sulmuesi 25-vjeçar shënoi shtatë minuta më pas.
Skuka është aktivizuar në 10 ndeshje në këtë sezon të kampionatit slloven nga të cilat 4 si titullar dhe ka dhënë edhe 1 asist.
Në total, ai ka luajtur 388 minuta, ndërsa u bë pjesë e Mariborit në muajin korrik. Skuka është i huazuar nga ekipi francez i Metz. Pas 12 javësh, Maribor gjendet në vend të 5 në rënditje në kuotën e 17 pikëve, 3 më pak se sa Bravo.