Protagoniste e suksesit ishte Erblira Bici. Roma arriti të kualifikohet pas 26 vitesh në fazën plejof të kampionatit italian të volejbollit, duke e siguruar. Skuadra e Erblira Bicit fitoi sfidën me Novarën me rezultatin 3 – 1 me sete ku lojtarja shqiptare realizoi 23 pikë.
Bici është shënuesja e tretë në në sezonin e rregullt në kuotën 491. Ajo mori edhe çmimin e lojtares më e mirë e muajit Shkurt në Serinë A1. Roma do të luajë ndaj ekipit që e mbylli në krye të renditjes kampionatin dhe është kampion në fuqi, Kolenjano.