Skënderbeu dhe Dinamo do të jenë pjesë e elitës së futbollit shqiptar në sezonin e ardhshëm.
Në takimin e javës së 24, korçarët mposhtën në transfertë Turbinën me rezultatin 4-0 e rikthehen në kategorinë e më të mirave pas një vetëm një sezoni. Golat u shënuan nga Liço, Abukabari dopietë dhe Abdul.
Kur duhen edhe dy javë që Kategoria e Parë të përfundojë, bardhekuqtë gjenden në vend të parë me 48 pikë, katër më shumë se Dinamo e vendit të dytë dhe tetë më shumë se Flamurtari i vendit të tretë.
Ndërsa “blutë” u mposhtën në Lushnjë me rezultatin 2-1. Për vendasit shënoi dygolësh Camko, ndërsa për kryeqytetasit Prodani.
Dinamo ka katër pikë më shumë se sa Flamurtari i vendit të tretë në kuotën e 40 pikëve, por duke qenë se javën e ardhshme kalendari i vendos blutë ndaj Tërbunit të kualifikuar, tri pikët janë të garantuara.
Vlonjatët u mposhtën në shtëpi nga Tomorrkategorii minimalisht. Goli vendimtar u shënua nga Hida në minutën e 75. Shansi i fundit për kuqezinjtë për tu ngjitur në Superiore është nëpërmjet play-off, zonë që kanë siguruar matematikisht.
Apolonia mposhti 3-1 Besëlidhjen dhe futet në zonë play-off. Në ndeshjet e tjera, Korabi barazoi 0-0 me Burrelin, kurse Orikumi mundi në transfertë Besën minimalisht.