Një 62-vjeçare ka gjetur vdekjen në sy të të gjithë familjes së saj teksa shijonte pushimet në Sivota të Greqisë.
Sipas raportimeve nga mediat vendase, gruaja është hedhur me parashutë në kufirin mes Sivotas dhe Korfuzit, por jo gjithçka ka shkuar siç ishte parashikuar.
Parashuta ka ngecur tek një skaf që po lundronte me shpejtësi dhe 62-vjeçarja është tërhequr zvarrë. Skafi ka vijuar lundrimin duke tërhequr gruan në fjalë dhe duke e vrarë.
E gjithë skena është parë nga familja e 62-vjeçares të cilës kanë alarmuar autoritetet vendase me ulërimat e tyre.
Drejtuesi i skafit është marrë nga policia dhe për të po ndiqen procedurat përkatëse.
Pritet që ai të merret në pyetje për të hedhur dritë mbi rrethanat që sollën humbjen e jetës së gruas në mënyrë tragjike.