Zgjedhjet presidenciale të Turqisë do të shkojnë në balotazh. Rexhep Tajip Erdogan nuk arriti të kalojë pragun prej 50 +1% të votave të nevojshme, për të shmangur një raund të dytë.
Kjo është hera e parë që kreu i shtetit do të detyrohet të marrë pjesë në një raund të dytë, pasi nuk ka arritur të mbledhë votat e nevojshme. Kundër tij, Kemal Kilicdaroglu, një ish-nëpunës civil, 74 vjeç, kandidati i një aleance të paprecedentë të gjashtë fraksioneve opozitare, thuhej se do të fitonte, por nuk arriti.
Balotazhi do të zhvillohet më 28 maj.
Erdogan ka qeverisur Turqinë, fillimisht si kryeministër dhe më pas si president, që nga viti 2003. Qeverisja e tij ka qenë shumë e kritikuar për shkak se ka qenë shumë autoritar.