Të paktën 78 persona kanë vdekur nga temperaturat e ulëta në Afghanistan në nëntë ditët e fundit.
Së bashku me humbjen e jetëve njerëzore, më shumë se 77 mijë bagëti kanë ngordhur. Kjo e ka thelluar edhe më shumë krizën humanitare që ka përfshirë vendin qëkur talebanët erdhën në pushtet.
Temperaturat ranë deri në -28 gradë celsius, ndërsa meterologët kanë paralajmëruar se kushtet e motit do të përkeqësohen edhe më shumë gjatë javëve të ardhshme. Ulja e temperaturave është nën mesataren për këtë periudhë të vitit, me kushtet më të ftohta të regjistruara në veri.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA) në Afganistan ka bërë të ditur se humbjet e bagëtive përbëjnë një rrezik për familjet dhe më shumë se 21 milionë njerëz kanë nevojë urgjente për ushqim dhe mbështetje bujqësore.
Të gatshme kanë qenë disa shtete për të ndihmuar personat e prekur si pasojë e motit të keq ku shumica prej tyre kanë dërguar mjete për t’u ngrohur, para si dhe rroba. Ajo që i ka penguar OJQ është fakti se talebanët ua kanë ndaluar këtyre organizatave që në to të mos punojnë femrat ndaj dhe shumica prej tyre e kanë ndaluar aktivitetin e tyre në Afganistan.