Situata e tensionuar në veri të Kosovës, shpërthimi i luftës Izrael-Hamas,vijimi i ndihmën së mëtejshme ushtarake për Ukrainën dhe ofensiva e Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh janë temat kryesore të takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca veri-atlantike po ndjek zhvillimet e tensionuara ne Kosove ndaj vendosi qe te shtoje numrin e forcave ushtarake atje.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy merr pjesë si i ftuar special në mbledhjen me ministrat e mbrojtjes të NATO-s. Kjo është vizita e dytë e Zelensky-t në Bruksel që nga fillimi i pushtimit, pasi ai mori pjesë në një samit të liderëve evropianë në muajin shkurt.
Ai shprehu solidaritetin me izraelitët për sulmin nga ana e Hamasit. Ne jemi të sigurt se Rusia po mbështet, në një mënyrë apo tjetër, operacionet e Hamasit”, tha Zelensky
Ndërkaq Belgjika konfirmoi faktin se do të dërgojë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë.