Një studim i ri kanadez i 4.8 milionë njerëzve thotë se një pije alkoolike në ditë nuk është e dëmshme për organizmin.
Studiuesit nga Instituti Kanadez për Kërkimin e Përdorimit të Substancave, shpjegojnë se ata që pinë pak dhe mesatarisht kanë nivele të ngjashme vdekshmërie me ata që nuk konsumojnë fare pije alkoolike. Nga ana tjetër, gratë që shijojnë më shumë se një pije në ditë kanë të paktën 20% gjasa të vdesin para kohe sesa femrat që nuk pinë.
“Në këtë rishikim sistematik të përditësuar dhe meta-analizë, marrja ditore e ulët ose e moderuar e alkoolit nuk ishte e lidhur ndjeshëm me rrezikun e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet,” shkruajnë autorët e studimit, “ndërsa rreziku i rritur ishte i dukshëm në nivele më të larta të konsumit, duke filluar nga nivelet më të ulëta për femrat sesa meshkujt”.