Macet komunikojnë duke përdorur deri në 276 shprehje të fytyrës, të cilat ka të ngjarë t’i kenë mësuar gjatë më shumë se 10,000 viteve të bashkëjetesës me njerëzit.
Dy studiues nga Universiteti i Kalifornisë i matën shprehitë e maceve duke analizuar videot e regjistruara në një CatCafè, ku klientët kanë mundësinë të argëtohen, madje dhe të bëjnë joga me mace.
Eksperimenti rezultoi në 194 minuta regjistrime video për të analizuar lëvizjet e muskujve të fytyrës së maces, duke përjashtuar ato që lidhen me frymëmarrjen, përtypjen dhe veprime të tjera të ngjashme.
Kështu rezultoi se macet kanë 276 shprehje të ndryshme të fytyrës, duke përfshirë buzët e shtrënguara, nofullën e ulur, bebëzat e zgjeruara ose të ngushta, qerpikët, lëvizjet e mustaqeve si një mënyrë për të qëllime miqësore apo armiqësore.