Anemia si pasojë e mungesës së hekurit është një nga llojet më të përhapura të sëmundjes.
Shumë njerëz janë të pavetëdijshëm për simptomat e anemisë.
Gjakderdhja është një nga shkaqet më të përhapura të mungesës së hekurit. Simptomat e sëmundjes janë të ndryshme dhe në varësi të llojit të anemisë.
Lodhje dhe mungesë energjie
Ekspertët thonë se lodhja e plogështia janë një nga simptomat më të forta të anemisë.
Ankthi
Ankthi që shoqërohet me rritje të rrahjeve të zemrës është gjithashtu një simptomë e anemisë.
Një tjetër shenjë paralajmëruese e anemisë vërehet tek sytë. Nëse kjo zonë duket e zbehtë dhe nuk ka shenja të venave, atëherë me gjasa ju jeni anemikë.
Dhimbjet e kokës
Dhimbjet e kokës që shoqërohen me disa prej simptomave të lartprëmendura mund të tregojnë praninë e anemisë dhe të mungesës së oksigjenit.
Mpirjet
Personat anemikë janë më të priur të ndiejnë mpirje të këmbëve, krahëve dhe duarve.
Vështirësi në përqendrim
Kjo ndodh sepse mungesa e hekurit ndikon tek performanca në punë, përqendrimi dhe arsyetimi. Mungesa e hekurit ndikon gjithashtu tek humori, vendimmarrja dhe energjia.