Shpesh pushimet verore nuk dalin ashtu siç ne i planifikojmë. Shkak mund të jetë moti, puna apo edhe probleme të tjera që në dukje ngjajnë të zgjidhshme, por në fakt të shkatërrojnë kohën e çmuar të pushimeve.
Më poshtë do të gjeni disa këshilla se si ta ‘hiqni qafe’ stresin e pushimeve verore.
Filloni planifikimin e pushimeve disa javë përpara
Filloni të paketoni gjërat që do t’ju nevojiten për pushime, në mënyrë që në minutën e fundit të mos nxitoheni. Mbani mend, fëmijët mund të ndihmojnë. Nëse gjërat humbasin, nuk është fatkeqësi, por kontrolloni gjithmonë këpucët, të cilat janë të shtrenjta për t’u zëvendësuar dhe ilaçet me recetë për të shmangur vizitat e panikut në farmacitë e huaja.
Shkëputuni plotësisht nga puna
Vendosni një bllokues aplikacioni në telefonin tuaj ose fshini përkohësisht aplikacionin tuaj të postës elektronike. Aktivizoni një postë zanore, ose një përgjigje automatike në e-mailet tuaja, për të shmangur thirrjet e padëshiruara.