Nishanet janë shenja ose relieve të ngritura në lëkurë, që në disa raste rrezikojnë të kthehen në sëmundje kancerogjene.
Dermatologët këshillojnë që nëse vëreni ndryshime në formën, madhësinë, ngjyrën e tyre, t t’i drejtoheni menjëherë mjekut.
Ndër shkaktarët kryesorë të shfaqjes së melanomës është ekspozimi i shumtë në rrezet ultraviolet të diellit, që më pas i kthen nishanët në faktor risku.
Për këtë arsye nuk duhet të anashkaloni asnjëherë aplikimin e kremit mbrojtës në të gjithë sipërfaqen e lëkurës që ekspozohet në diell.
Nëse jeni në plazh, dermatologët këshillojnë ta rivendosni kremin çdo dy orë.
Gjithashtu duhet të tregoheni të kujdesshëm pranë rërës, ujit, madje dhe borës në dimër sepse reflektojnë rrezatimin diellor dhe rrisin rrezikun e djegies së lëkurës.