Kockat e forta janë të rëndësishme për njeriun. Për të ruajtur shëndetin e tyre duhet të dini edhe disa këshilla, ushqime dhe dieta që duhet të konsumoni.
Hani perime
Frutat dhe perimet janë nga burimet më të mira të vitaminës C, e cila stimulon prodhimin e qelizave që formojnë kockat dhe mbron kockat nga dëmtimi.
Studimet tregojnë gjithashtu se konsumimi i shumtë i perimeve në dietën tuaj rrit dendësinë minerale të kockave.
Më shumë kalium
Kaliumi është miku më i mirë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shëndetit të kockave tuaja.
Aftësia e tij për të neutralizuar acidet metabolike që shkatërrojnë kockat është e jashtëzakonshme.
Bananet janë veçanërisht të pasura me kalium, si dhe magnez prandaj bëjini pjesë të dietës tuaj të përditëshme.
Më pak alkool dhe kafeinë
Nisja e ditës pa kafienë mund të duket si një mision i pamundur, por nëse doni të mendoni për shëndetin e kockave tuaja duhet të hiqni nga kjo substancë.
Studimet tregojnë se pirja e 3 ose më shumë flixhanëve me kafe në ditë zvogëlon thithjen e kalciumit nga trupi gjë që mund të ndikojë negativisht në densitetin e kockave tuaja.