Si ta bëjmë vendin e punës më pak të lodhshëm dhe të mërzitshëm?
Shpesh, vendi i punës na bëhet i mërzitshëm, i lodhshëm dhe kthehen më shumë në detyrim që na mban mbërthyer, se sa një vend ku mund të kalojmë kohë të mirë me kolegët.
Kjo vjen edhe për faktin se ne punojmë shumë, lidhemi fort pas punës, duke harruar se kemi edhe një jetë përtej saj së cilës duhet t’i përkushtohemi. Më poshtë do të gjeni disa mënyra se si të krijoni më pak varësi ndaj punës.
- Vlerësoni se sa kohë keni shpenzuar në punë
Ju mund t’ju duhet të kaloni shumë orë apo kohë në punë, por sigurohuni që jeni duke shpenzuar këtë kohë për arsye të drejta. Përpiquni që të mos lini përshtypje tek të tjerët që nuk mund të menaxhoni mirë kohën tuaj.
- Mos humbni kohë
Nëse diçka ose dikush po ju pengon duke ju humbur kohën tuaj, përpiquni ta shmangni. Ndaloni pjesëmarrjen në takime të panevojshme, kufizoni takimet e drejtpërdrejta duke dërguar raporte online, ose mos vizitoni faqe interneti që ju tërheqin vëmendjen.
- Trajtojeni si të shtrenjtë kohën jashtë punës
Ruajeni kohën tuaj jashtë punës duke u kujdesur për shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Ju do të ndjeheni të freskët dhe të çlodhur nëse realisht keni qenë të shkëputur me mendje nga puna juaj.