Të gjithëve na pëlqen deti dhe dielli. Sidomos në verë është ideali për t’u freskuar në ditët e nxehta. Mirëpo, përpos kënaqësisë që na dhuron plazhi dhe deti, duhet të dimë edhe disa përfitime që marrim nga kripa e detit.
Uji i kripur ndihmon lëkurën edhe kur vuani nga ndonjë irritim, dëmtim apo problem siç janë aknet. Uji i detit është i pasur me minerale që e ushqejnë dhe kurojnë lëkurën duke i dhënë rini.
Kripa kur mbetet në lëkurë ka tendencën ta thajë atë duke ju shkaktuar një ndjesi parehatie dhe kruajtje. Një lëkurë shumë e thatë ka tendencat të rrudhet dhe plaket shumë më shpejt se të tjerat.
Por, si ta parandalojmë këtë?
Në rastin e ujit të detit me kripë, pasi të laheni sigurohuni që sërish ta hidratoni lëkurën me kremra apo vajra shumë hidratues. Fillimisht lani trupin dhe fytyrën tuaj që bashkë me kripën të largohet edhe kremi i diellit që mund të keni përdorur.