Klori është një dezinfektues kimik i cili shtohet në pishina për të vrarë mikrobet. Por, klori është një kimikat shumë irritues dhe i dëmshëm.
Kur shtohet në ujin e pishinës, klori shndërrohet në kimikate acid hipoklorik dhe anion hipoklorit, të cilët dezinfektojnë ujin. Ata që frekuentojnë pishinat duhet të dinë se klori në ujë shkakton efekte anësore të padëshiruara. Kur përqendrimi i klorit është shumë i lartë, ai gjithashtu mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me alergjinë.
Simptomat:
-Lëkurë e thatë
-Lëkurë e kuqe
-Kruajtje dhe skuqje
-Shpërthimet e ekzemës ose psoriazës