Në ditët e nxehta të verës, zgjidhja më e mirë për t’u freskuar është të shkoni në plazh ose pishina. Po a i dini efektet e ujit të detit në lëkurën tonë?
Uji i kripur i detit ndihmon lëkurën nëse vuani nga ndonjë irritim, akne apo probleme të tjera.
Ky efekt vjen pasi uji i detit është i pasur me minerale që e ushqejnë dhe kurojnë lëkurën, duke e bërë atë të duket rinore dhe e shëndetshme.
Por nëse keni lëkurë të thatë, uji i kripur mund të shkaktojë probleme të vogla.
Kur kripa mbetet në lëkurë, ka tendencën ta thajë atë duke ju shkaktuar një ndjesi parehatie dhe kruajtje.
Në rastin e ujit të detit me kripë, pasi të laheni sigurohuni ta hidratoni mirë lëkurën me vaj ose krem hidratues.