Ish nënpresidenti Mike Pence mund t’i ketë bërë një nder presidentit Joe Biden dhe gjithashtu mund t’i ketë bërë një shërbim të fundit shefit të tij të vjetër, Donald Trump.
Zbulimi i dokumenteve sekrete në shtëpinë e Pence në Indiana, siç u raportua për herë të parë nga CNN të martën, e ndihmoi Biden në përpjekjet e tij për të shpjeguar pse zotëron materialet nga koha kur ishte zëvendës/president. Kjo e bëri Pence njeriun më popullor në Shtëpinë e Bardhë sepse saga e rrëmujës së dokumenteve sekrete kishte një njeri të ri.
Ky është një siklet i madh për Pence, pasi e ka ekspozuar atë përpara hipokrizisë që treguar, referuar akuzave të shumta që ka derdhur në drejtim të Biden, pasi kishte deklaruar se në ndryshim nga presidenti, ai nuk kishte asnjë dokument të fshehur, por e vërteta rezultoi krejtësisht ndryshe.
Në këto kushte qëndrimi i administratës së Biden është më i zbutur me rastin e dokumenteve të gjetura në shtëpinë e Pence dhe katërcipërisht i ndryshëm nga ai i mbajtur me ish presidentin, Donald Trump. Dhe në pamje të parë, krahasimi duket i drejtë. As Pence dhe as Biden nuk u dukën të pengojnë hetuesit sapo u zbuluan në shtëpitë e tyre grupe dokumentesh. Sipas CNN, të dy e kthyen materialin kur u gjet dhe secili thanë se mund ta argumentojë se transferimi i dokumenteve në shtëpitë e tyre private ishte aksidental.
Mirëpo, ky rast u mundua shumë që të përdorej nga Trump. Ish presidenti u përpoq shpejt të lidhte rastin e tij me atë të Pence, edhe pse Shtëpia e Bardhë u përpoq nga ana tjetër të distanconte Biden nga ngatërresa ligjore të paraardhësit të tij.