32-vjeçari nga Bangladeshi i cili akuzohet për përdhunim dhe ekzekutim ndaj 27-vjeçares polake në Kos të Greqisë, është proceduar penalisht edhe për rrëmbim dhe vrasje me dashje ndaj Anastasias.
Mediat greke shkruajnë se avokati i 32-vjeçarit, Zafeiris Drosos, i cili u emërua nga gjykata ka dhënë dorëheqjen. Mësohet se dorëheqja e tij ka ardhur si pasojë e akuzave shtesë ndaj 32-vjeçarit për vrasje nga pakujdesia dhe përdhunim.
Nga provat e deritanishme rezulton se e reja ka vdekur nga mbytja, ndërsa i dyshuari kryesor, por nuk ka pranuar asnjë nga akuzat. Ai është i dyshuari kryesor pasi ka qenë personi i fundit që ka takuar Anastasian.
Sakaq autoritetet greke janë duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.