Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë njohur rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme serbe, ku Vuçiç mori shumicën absolute. Teksa opozita serbe kërkon përsëritjen e zgjedhjeve, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin të bashkëpunojnë me qeverinë e ardhshme të Serbisë.
‘Ne presim bashkëpunimin në vijim me qeverinë e ardhshme të Serbisë për forcimin e qeverisjes demokratike, sundimin e ligjit dhe përmirësimin e stabilitetit rajonal, si dhe vazhdimin e rritjes ekonomike dhe përshpejtimin e përparimit të Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian’, u shpreh Miller.
Sipas rezultateve të zgjedhjeve për deputetë, lista e Vuçiç ka fituar 46.71 për qind te votave. Ndërkaq kandidati i opozitës serbe për kryebashkiak në Beograd Vladimir Obradoviç ka deklaruar se e vetmja rrugëdalje nga kriza në të cilën ndodhet Serbia është përsëritja e zgjedhjeve në kryeqytet.