Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët u shpreh se me procesin e dhënies së shtetësisë me koncension dhe pasaportën e artë, Kryeministri Rama shndërron Shqipërinë në një vend të rrezikshëm për qytetarët e saj dhe jo vetëm.
Sipas tij, Shqipëria shndërrohet në një vend të rrezikshëm për shkak të trafikantëve dhe kriminelëve që mund të mblidhen në vend.
“Pasaporta e artë e Edi Ramës është thjesht një thirrje narko trafikant dhe kriminel të të gjithë rajonit, Evropës dhe botës, bashkohuni në Shqipëri. PD deklaron se pas nismës për legalizimin e kanabisit, ligjin për amnistinë fiskale, pasaporta e artë është dhe mekanizmi i tretë dhe i fundit i trinomit të shndërrimit të Shqipërisë në Parajsën tokësore të drogës, trafiqeve dhe krimit rajonal evropian dhe botëror. Berisha theksoi se pasaporta e artë në vend u shteti ligjor funksionon është një mundësi e përdorur për të thithur investime të huaja. Por sipas tij, në Shqipëri është një kanal i zi për të larë narkoeurot e trafikantëve të rajonit, Evropës dhe botës në Shqipëri. Është një kanal i zi për paratë toksike të bosëve të krimit. Pasaporta e artë në një narkoshtet si Shqipëria është një organizëm shtesë vdekësor për konkurrencën e ndershme dhe bizneset e ndershme në këtë vend. Edi Rama dhe regjimi i tij janë të njohur për klimën e biznesit.”, deklaroi Berisha.
Sipas Berishës, në 9 vite qeverisje është përgjysmuar numri i bizneseve dhe janë larguar qindra investitorë të huaj. Nuk ka ardhur asnjë biznesmen serioz për të bërë investime serioze në Shqipëri, theksoi ai.
“Edi Rama kërkon që të koncensionojë dhe çështjet e shtetësisë dhe dokumenteve të shtetësisë. Një e drejtë që fitohet mbi bazën e Kushtetutës dhe që mund të hiqet vetë me dëshirën e personit, Edi Rama kërkon ta shndërrojë këtë në një proces që përbën një goditje të thellë për vetë thelbin e shteti shqiptar. Ai përshëndeti qëndrimin e Komisionit Evropian, i cili është shprehur në mënyrë kategorike kundër këtyre praktikave.”, vijoi Berisha.