Kombëtarja është gati për debutim në fushatën kualifikuese të Euro 2024. Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho zhvilluan mbrëmë seancën e fundit stërvitore në stadiumin e ndeshjes në Varshavë dhe i gjithë grupi është gati dhe i motivuar për ta nisur mbarë.
Sylvinho ka zbulua se formacionin e ka në kokë e ajo që dihet është se do të kemi një Shqipëri më sulmuese me vendosjen 4-3-3 në fushë.
Polonia e humbi 3-1 ndeshjen e parë në grupin E ndaj Çekisë dhe do kërkojë me patjetër fitoren sonte përpara publikut të saj. Ndeshja luhet në stadiumin PGE Narodowy nis në 20:45 dhe priten rreth 500 tifozë shqiptarë në shkallët e stadiumit.
Formacionet zyrtare:
Polonia: Szczęsny, Frankowski, Bednarek, Salamon, Kivior, Kaminskwi, Lineti, Zielinski, Zalewski, Swiderski, Lewandowski.
Trajner: Fernando Santos
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Hysaj, Mihaj, Kumbulla, Gjasula, Ramadani, Asllani, J. Asani, Uzuni, Cikalleshi.
Trajner: Sylvinho