Kombëtarja shqiptare siguroi një fitore të fortë 3-0 përballë Çekisë në “Air Albania” të mërkurën. Pas ndeshjes së vlefshme për kualifikimin në Euro 2023, Shqipëria pret të martën në shtëpi Bullgarinë.
Pavarësisht se është një miqësore, Sylvinho dëshiron që kombëtarja të marrë një tjetër fitore.
Ndeshja do të luhet në 17 tetor në orën 18:00 në “Arenën Air Albania”, dhe kuqezinjtë i kanë nisur tashmë përgatitjet.
Ekipi zhvilloi seancën e parë stërvitore ndërsa priten ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjen përballë Çekisë. Në portë besohet se do të jetë Strakosha, në mbrojtje titullarë mendohen Balliu, Veseli e Mihaj, në mesfushë Gjasula e Laçi, e pastaj në fazën ofensive priten Muçi, Muja e Uzuni.
Mirlind Daku ka një dëmtim, si dhe Keidi Bare që ka ndeshje në ligën e dytë të Spanjës me Espanjolin dhe nuk dihet nëse do të jenë pjesë e formacionit të Sylvinho-s.