Shqipëria ka humbur shansin për të marrë një medalje në botërorin e skive.
Skiatorja italiane që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi ka pësuar një dëmtim të rëndë në ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë, duke humbur u larguar nga botërori i Skive 2023 që po mbahet në Maribel dhe Courchevel të Francës.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Federata Shqiptare e Skive, ku bën me dije se Shqipëria do të vijojë garat me 5 skiatorë te tjerë, nga të cilët 3 meshkuj e 2 femra.
Lara Colturi ishte një ndër emrat më premtues dhe ku shpresat për të ishin shumë të mëdha, mirëpo për fat të keq ajo pësoi një dëmtim që i kushton shumë.