Shpërthimi i ndodhur në një ndërtesë katërkatëshe në Marsejë, në jug të Francës ka shkaktuar 2 viktima. Mediat vendase raportojnë se 8 persona rezultojnë të zhdukur dhe grupet e kërkim-shpëtimit po vijojnë punën për gjetjen e tyre.
Ndërkohë që 5 persona të cilët kanë qenë ngjitur me ndërtesën janë lënduar lehtë dhe 200 të tjerë janë evakuuar. Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, dy ndërtesa që kanë qenë ngjitur me banesën 4-katëshe u shembën disa orë më vonë.
Rreth 100 zjarrfikës ishin në vendngjarje për të shuar flakët gjatë të dielës. Shkaku i shpërthimit ende është i paqartë por dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi.