Rusia ka shkatërruar digën Nova Kakhovka në jug të vendit dhe për rrjedhojë presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelensky ka thirrur Këshillit e Sigurimit. Kjo është një çështje urgjente, ka thënë Zelensky, e për rrjedhojë ka organizuar mbledhjen.
Kreu i administratës presidenciale, Andriy Yermak, shkroi në aplikacionin e mesazheve Telegram se veprimet e Rusisë përbëjnë një kërcënim për centralin bërthamor fqinj Zaporizhzhia.
Si pasojë e hedhjes në erë të kësaj dige rrezikohet të përmbytet e gjithë Ukraina jugore. Diga, 30 metra e lartë dhe 3.2 km e gjatë, u ndërtua në vitin 1956 në lumin Dnipro si pjesë e hidrocentralit Kakhovka.