Për herë të dytë këtë vit ka shpërthyer sërish vullkani në Islandën jugperëndimore. Autoritetet islandeze po punojnë për të ndërtuar diga në madhësinë e ndërtesave trekatëshe për të mbrojtur termocentralin dhe shtëpitë nga rrjedhat e lavës, pasi vullkanet pranë kryeqytetit Reykjavik janë bërë shumë aktive.
Për herë të parë për këtë vit vullkani shpërtheu më datë 14 janar dhe zgjati afërsisht dy ditë. Rrjedhat e llavës arriti në periferi të qytetit të peshkimit Grindavik, ku 4 mijë banorë u evakuuan, ndërsa dogji shtëpi dhe disa struktura.
‘Sigurisht, rreziku më i madh është ende në qytetin e Grindavik që ka një nga portet më të rëndësishme të peshkimit në Islandë. Ne kemi qenë të shqetësuar për termocentralin gjeotermik Svartsengi dhe Lagunën Blu, sepse ndodhen afër zonës së shpërthimit. Kështu që ne po modelojmë rrjedhën e lavës dhe deri më tani modulet që kemi përdorur ka qenë mjaft të saktë’, u shpreh ministri i Infrastrukturës në Islandë, Johannsson.