Kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis ka shpallur sot ditën e zgjedhjeve parlamentare. Mësohet se Greqia do të votojë për qeverinë e ardhshme më 21 maj.
Vendimi për të mbajtur zgjedhjet më 21 maj në vend të 28 majit u mor pasi Mitsotakis mori parasysh nga njëra anë kryerjen e provimeve mbarëkombëtare që fillojnë në fillim të qershorit dhe nga ana tjetër detyrimet e vendit pasi në 11-12 korrik është planifikuar Samiti i vendeve anëtare të NATO-s.
Zgjedhjet do të shpalleshin ditën e aksidentit të frikshëm në Tembi nga Selaniku, ku Mitsotakis do inaguronte dhe një sistem të ri automatik të qarkullimit të trenave. Gjithçka u anulua për javë të tëra deri pak minuta më parë, kur kryeministri grek deklaroi datën, nën presionin e vazhdueshëm të opozitës.
Duke njoftuar datën e zgjedhjeve, Kryeministri tha: “Vendi dhe qytetarët kanë nevojë për horizonte të qarta dhe pavarësisht nga ata që përhapin skenarë të kundërt, zgjedhjet do të mbahen në fund të periudhës katër-vjeçare siç kisha premtuar.