Redon Xhixha është shpallur fituesi i ‘Topit të Artë’ për vitin 2022 në futbollin shqiptar. Sulmuesi i Tiranës është zgjedhur si më i mirë nga trajnerët dhe kapitenët e skuadrave duke u mundur në këtë garë Xhuliano Skuka dhe Mentor Mazrekaj. Për vajza ‘Topin e Artë’ e rrëmbeu Megi Doçi, futbollistja e Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare.
Orges Shehu është shpallur trajneri më i mirë.
Përveç çmimeve individuale në mbrëmjen gala të FSHF-së është shpallur edhe formacioni më i mirë i vitit 2022 i përbërë nga 11 lojtarët të cilët kanë qenë vendimtarë me klubet e tyre në kampionatin elitar të Shqipërisë.
Përbërja e formacionit të vitit është kjo: Visar Bekaj (portier), Erdenis Gurishta (mbrojtës), Eneo Bitri (mbrojtës), Filip Najdovski (mbrojtës), Esin Hakaj (mbrojtës), Arinaldo Rrapaj (mesfushor), Mentor Mazrekaj (mesfushor), Masanga Matondo (mesfushor), Taulant Seferi (sulmues), Redon Xhixha (sulmues), Xhuliano Skuka (sulmues).
Që të gjithë kanë qenë futbollistët vendimtar me klubet e tyre sezonin e shkuar, duke qenë protagonistët kryesorë të kampionatit.