Në Nion të Zvicrës në mesditën e së premtes do të mësohen ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Në këtë fazë janë kualifikuar Interi, Milani, Napoli, Real Madrid, Manchester City, Bayern Munich, Chelsea dhe Benfica.
Në bazë të rregullores mund të luajnë edhe ekipe nga i njëjti kampionat. Gjithashtu mund të përballen edhe skuadra që janë ndeshur më përpara në fazën e grupeve.
Në këtë fazë kanë mbërritur tre ekipe italiane, gjë që nuk ndodhte prej 17 vitesh. Gjithashtu janë edhe dy skuadra angleze, një spanjolle, një gjermane dhe një portugeze. Në gjashtë ndeshjet e të 16-ve, ekipet italiane nuk pësuan gola dhe shënuan shtatë, 5 nga napolitanët dhe nga 1 nga milanezët.
Një skuadër italiane nuk shkon në një finale Championsi prej 6 vitesh dhe hera e fundit që e ka fituar ishte 13 vite më parë. Favoritet për ta fituar trofeun më të lakmuar të Europës për klube janë Real Madrid, Bayern Munich dhe Mançester Siti.
Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 11 dhe 12 prill, ndërsa ato të kthimit më 18 dhe 19 prill.