Një ngjarje shokuese është regjistruar në Britani, ku prezantuesi i garave Hamish Macauley ka ngrënë një peshk për së gjalli.
Në videon e publikuar nga mediat ndërkombëtare, Macauley nxjerr peshkun nga tasi dhe e gëlltit në sy të qindra shikuesve e më pas nis të kërcejë.
Në video dëgjohet teksa një prej të pranishmëve i thotë “mos e bëj”.
Kjo ka sjellë reagime të ashpra ku kërkohet edhe dënimi i tij.
” Ky është një akt i neveritshëm dhe mizor i abuzimit me kafshët ,” tha një zëdhënës i PETA. ” Gëlltitja e kafshëve të gjalla për argëtim nuk është vetëm mizore, por edhe e paligjshme. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të marrin masa ndaj këtij individi dhe të dërgojnë një mesazh të fortë se një sjellje e tillë nuk do të tolerohet .’
Incidenti ka ngritur gjithashtu pikëpyetje për kulturën e garave dhe sjelljen e atyre që i ndjekin ato.
Hamish Macauley, a rising star of the bloodstock industry, was filmed swallowing a live goldfish on the dancefloor at Punchestown Festival.https://t.co/M1KZZgq4Rl
— Sam Morgan (@sam__morgan) April 30, 2023