Një foshnjë shtatëmuajshe u shpëtua nga rrënojat pas 140 orësh në krahinën e Antakias, në provincën jugore turke të Hatajit. Në të njëjtën krahinë, në distriktin Nizip, shpëtuesit nxorën një vajzë të re gjallë 146 orë pas tërmetit të së hënës së kaluar. Kjo ka rritur shpresat se mund të shpëtohen ende njerëz nën rrënoja, mirëpo bilanci i viktimave sa vjen dhe po rritet.
Deri më tani janë konfirmuar 40 mijë viktima, në Siri dhe Turqi.
“Fatkeqësia më e keqe në 100 vitet e fundit në rajon,” e ka quajtur kreu i ndihmës ndërkombëtare të OKB-së, Martin Grifiths, sipas të cilit numri i përgjithshëm i vdekjeve mund edhe të dyfishohet.
Nga ana tjetër, teksa operacionet e kërkim shpëtimit vijojnë, janë lëshuar mbi 100 urdhër arreste, si fajtor dhe përgjegjës për shembjen e qindra mijëra godinave në Turqi. Deri më tani nga sa është raportuar në pranga kanë rënë 15 persona administratorë të ndërtesave më moderne.