Një modele dhe snajperiste e njohur braziliane është vrarë nga një sulm me raketa ruse në Ukrainë vetëm tre javë pasi ajo iu bashkua luftës kundër forcave të Putinit. Thalito do Valle, 39 vjeçe, mori pjesë në misione humanitare në mbarë botën dhe më parë kishte luftuar kundër ISIS-it në Irak.
Ajo u vra javën e kaluar pasi një raketë goditi bunkerin e saj në Kharkiv, qyteti verilindor i cili i është nënshtruar bombardimeve intensive gjatë gjithë luftës. Sulmi vrau gjithashtu ish-ushtarin e ushtrisë braziliane, Douglas Burigo, 40 vjeç, i cili u kthye në bunker për të gjetur Thalitën.
Thalita dokumentoi përvojën e saj të konfliktit në kanalin e saj në YouTube, ku videot e saj mbi luftën kundër ISIS-it morën 32,000 shikime. Ajo ka studiuar më parë drejtësi pasi ka punuar si modele dhe aktore në rininë e saj dhe ka marrë pjesë në shpëtimin e kafshëve me OJQ të ndryshme.
Videot e saj zbulojnë se si ajo u trajnua për t’u bërë snajperiste kur iu bashkua Peshmergëve, forcave të armatosura ushtarake të rajonit të pavarur Kurdistan të Irakut. Vëllai i Thalitës, Theo Rodrigo Viera, e përshkroi atë si një heroinë me një vokacion për të shpëtuar jetë dhe për të marrë pjesë në misione humanitare.