Jemi mësuar që familja mbretërore të ha në restorante klasi me menu të përcaktuar, madje në filma kemi parë që është një punonjës që e provon i pari ushqimin dhe më pas mund ta ha princi, por nuk është ky rasti i princ William. Ai shkoi në Poloni në një vizitë zyrtare për të takuar trupat britanike që janë në kufirin me Ukrainën, e ndërsa më pas shijoi një darkë që ka kushtuar vetëm 10 euro. Mediat e huaja shkruajnë se princi ka darkuar në një restorant të thjesht, ku ka konsumuar sanduiç me mish derri.
Ajo që ia ka shtuar më shumë vlerat princit është se ai ka darkuar së bashku me bashkëpunëtorët e tij me të cilën shkoi në Poloni.
“Ai i pyeti ata se çfarë po planifikonin dhe u kërkoi të shkonin me ta. Ishte një mbrëmje e bukur. Bashkëpunëtorët e tij nga Kesington Palace e vlerësuan faktin se ai shkoi me ta për drekë,” shtoi një burim.
Pronari i restorantit tha se nuk e kishte idenë e pranisë së Princit William, duke shtuar se tavolina prej 11 personash ishte “rezervuar” për një festë ditëlindjeje të një gruaje të quajtur Daisy.