Një shqiptare është në listën e Forbes. Ajo është Kristiana Çela ose e njohur si Krissy Çela, e cila është renditur si një nga sipërmarrëset e këtij viti nën 30 vjeç.
“Nga postimi i ushtrimeve në internet, Krissy Cela numëron sot 3.1 milionë ndjekës në Instagram. Emigrantja shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjimnazisti Jack Bullimore bënë biznes në vitin 2017: aplikacioni i tyre i fitnesit dhe ushqimit EvolveYou me fokus femrat, plus linjën e veshjeve të gjimnastikës Cela Oner Active, gjenerojnë të ardhura vjetore që tejkalojnë 34 milionë dollarë. Aplikacioni numëron 80,000 abonentë aktivë mujorë”, – shkruan Forbes.
Historia e saj nuk është aspak e zakonshme. Ajo ka shkuar me kamion në Britani të Madhe dhe sot ka një histori frymëzimi.
“Së pari, ju faleminderit, pa dyshim që kjo nuk do të ishte e mundur kurrë pa mbështetjen tuaj. Me mbështetjen tuaj ju më ndihmoni të ndihmoj të tjerët dhe për këtë jam i BEKUR që ju kam pranë.
Disa prej jush mund ta dinë dhe të tjerët mund të mos e dinë, por kjo nuk ndodhi brenda natës. Unë jam një refugjate femër që kam emigruar në Britaninë e Madhe nga Shqipëria në pjesën e pasme të një kamioni me banane me familjen time mbi 20 vjet më parë.
Falënderoj çdo ditë prindërit e mi që morën rrezikun më të madh të jetës së tyre për të më dhënë mundësinë dhe privilegjin që edhe të mund të bëj atë që bëj sot. Ju dua te dyve”, shkruan ndër të tjera shqiptarja Kristiana Cela.
Emigrantja nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar dhe shoku i saj i saj i palestrës ngritën një biznes në 2017: një aplikacion me fokus gratë sa i takon fitnessit dhe ushqimit, app EvolveYou, plus linja e veshjeve të palestrës e Çelës Oner Active me të ardhura vjetore që kalojnë 34 milionë dollarë. Nga postimi i ushtrimeve online Krissy Çela mori vëmendjen në Instagram ku sot ka 3.1 milionë ndjekës.