Jeta në planet është në rrezik, sipas ekspertëve, ndërsa shtojnë se “shenjat vitale” të Tokës janë më të këqija se në çdo kohë në historinë njerëzore.
Shkencëtarët shprehen se 20 nga 35 shenjat vitale planetare që përdoren për të gjurmuar krizën klimatike janë në ekstreme rekord, përfshirë emetimet e gazeve serrë, temperatura globale dhe rritja e nivelit të detit.
Shumë rekorde klimatike u thyen në vitin 2023, duke përfshirë temperaturën globale të ajrit, temperaturën e oqeanit dhe shtrirjen e akullnajave.