Mbi 400 emigrantë kanë vdekur gjatë përpjekjeve për të kaluar Mesdheun Qendror në tremujorin e parë të 2023. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të OKB-së për Migracionin këto kanë qenë tre muajt më vdekjeprurës të regjistruar që nga viti 2017.
Nga janari deri në mars të këtij viti u dokumentuan 441 vdekje të migrantëve, numri më i lartë i vdekjeve që nga viti 2017, kur u regjistruan 742 viktima.
Organizata tha se rritja e numrit të vdekjeve vjen mes raporteve për vonesa të grupeve të shpëtimit të udhëhequra nga qeveritë dhe pengesa të operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit nga anijet e drejtuara nga OJQ-të.
IOM ia atribuoi vdekjen e të paktën 127 personave vonesave të grupeve të shpëtimit të udhëhequra nga shteti. Që nga viti 2014 janë rregjistruar mbi 20 mijë vdekje.