Revolucioni industrial i AI më në fund mbërriti edhe në tregun e punës, për të zëvendësuar punëtorët. Kompania e tregtisë elektronike Dukaan pushoi 90% të ekipit të saj të mbështetjes së klientit, duke e zëvendësuar atë me një asistent të AI.
Në Twitter, themeluesi Suumit Shah njoftoi me pushoi ekipin e tij. Ai tregoi se ka reduktuar kosto për pagesën e punëtorëve deri në 85%. Po ashtu, koha e zgjidhjes së klientit u ul nga mbi 2 orë në 1 minutë 44 sekonda.
Me një ekip të aftë, Suumit lançoi bot9.AI në kohë rekord, duke krijuar Lina, një asistente e AI për aplikacionin Dukaan. Bot AI është krijuar posaçërisht për mbështetjen e klientit.