Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë vizitën e tij të parë në Ukrainë që nga fillimi i agresionit rus. Stoltenberg bëri nderimet e tij për ushtarët ukrainas që janë vrarë duke luftuar ndërsa vëzhgoi pajisjet ushtarake ruse të dëmtuara të ekspozuara në një shesh qendror në Kiev.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters pas ngjarjes shefi i NATO-s u largua me një makinë.
Lufta në Ukrainë e cila nisi më 24 shkurt 2022 ka vrarë mijëra njerëz dhe ka shkatërruar qytete të tëra. Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut ka mbështetur Ukrainën, me armë, por jo me trupa luftarake.
⚡️Jens Stoltenberg arrives in Kyiv.
The NATO Secretary-General was seen by a Kyiv Independent journalist on the morning of April 20 paying tribute to fallen Ukrainian soldiers on St Michael’s Square in central Kyiv. pic.twitter.com/QhY515J305
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) April 20, 2023