Disa muaj pas shkurtimeve që lanë rrjetin social me gjysmën e punonjësve, pronari i ri, Elon Musk ka vazhduar në një raund tjetër shkurtimesh.
Pushimet nga puna, u bënë të shtunën mbrëma, shkruan New York Times, dhe përfshinin administratorët e projekteve, analistët e të dhënave dhe inxhinierët përgjegjës për mësimin e makinerive dhe besueshmërinë e shërbimit.
Twitter kishte një staf prej rreth 2,300 punonjësish muajin e kaluar, sipas Musk, por tashmë ky numër sa vjen dhe po zvogëlohet.
Këto shkurtime nga puna po bëhen në kuadër të idesë së Musk për të ulur shpenzimet e kompanisë.
Elon Musk tha në nëntor se Twitter po përballej me një “rënie të madhe të të ardhurave” pasi reklamuesit shkurtuan shpenzimet për shkak të shqetësimeve të tyre rreth mungesës së kontrollit mbi përmbajtjen.