Të paktën 29 njerëz humbën jetën nga tornado dhe stuhitë e ashpra që “pushtuan” SHBA këtë fundjavë.
Viktimat janë shënuar në Arkansas, Misisipi, Alabama, në Jug të Amerikës, si dhe në Ilinois, në veri të vendit, dhe Delaëare në Bregun Lindor. Shërbimet e motit gjithashtu lëshuan paralajmërime për shtetet fqinje si Pensilvania dhe Nju Jorku për erëra të forta dhe tornado të mundshme.
“Ne po punojmë ngushtë me shtetin e Indianas dhe shtete të tjera të prekura ndërsa ata vlerësojnë dëmin dhe qëndrojnë gati për t’iu përgjigjur çdo kërkesë shtesë për ndihmë federale,” tha të martën presidenti amerikan Joe Biden, duke shprehur mbështetje për viktimat dhe familjet e tyre.
Që nga e premtja e kaluar, kur këto ngjarje të motit kaluan, banorët janë përballur me imazhe të shkatërrimit, me makina të përmbysura, pemë të stërmëdha të shkulura, shtylla telekomunikacioni të thyera apo edhe shtëpi të copëtuara. Më shumë se 230,000 shtëpi mbetën pa energji elektrike në disa shtete në verilindje të vendit.