Finalja e Ligës së Kampioneve një ditë mund të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Institucioni europian i futbollit po shqyrton mundësinë, nisur nga fakti se popullariteti i sportit po rritet së tepërmi në shtetin amerikan.
UEFA kërkon më shumë të ardhura dhe tregu amerikan i sportit dhe i reklamave është mjaft fitimprurës.
Presidenti i UEFA-s Aleksandar Ceferin, i pyetur nëse ekzistonte mundësia që eventi kryesor i Evropës një ditë të organizohej në SHBA, u përgjigj po, raporton “The Mirror”.
Finalja e Ligës së Kampionëve të këtij viti zhvillohet në Stamboll, përpara se të kthehet në Wembley për herë të tretë në 13 vjet në vitin 2024. Një vit më pas, do të jetë Mynihu që do të presë ndeshjen e madhe.
Nga viti 2026 e në vazhdim, ende nuk janë përcaktuar qytetet që do të presin eventin e madh. Dhe sipas kreut të FIFA, SHBA ngelet një opsion mjaft interesant.
Ajo që e ka befasuar Ceferin është fakti se futbolli europian ka shumë tifozë në SHBA. Kreu i UEFA tregoi se finalet e Euro 2020 u ndoqën nga më shumë njerëz në SHBA se sa finalet e NBA. Referuar statistikave, çdo ndeshje e kompeticionin kishte shikueshmëri si një finale Superbouli.