Republikanët në Senatin Amerikan kanë bllokuar paketën prej 110 miliardë dollarësh që përfshinte 61 miliardë dollarë për Ukrainën, si dhe fonde për Izraelin dhe ndihma për Gazën.
Senatorët votuan me 51 pro dhe 49 vota kundër projektligjit. Ky vendim i marrë nga Senati Amerikan hedh pasiguri në të ardhmen e ndihmës për Ukrainën dhe i kthen ligjvënësit përsëri në tryezën e negociatave. Paketa e ndihmave të refuzuara nga Senati përfshinte municione, raketa dhe predha artilerie, si dhe pajisje për të mbrojtur infrastrukturën kritike kombëtare.
Republikanët e bllokuan miratimin e ndihmës për Ukrainën pasi nuk arritën të sigurojnë një kompromis për çështjen e kufirit SHBA-Meksikë.
Një ditë më parë, presidenti i SHBA Joe Biden tha se ishte i gatshëm të bënte kompromise të rëndësishme për kufirin në mënyrë që të miratohej projektligji i ndihmës për Ukrainën.
Presidenti Joe Biden iu lut republikanëve ta miratonin pakon e re të ndihmës ushtarake. Ai paralajmëroi se një fitore e Rusisë do ta nxisë Moskën të sulmojë aleatët e NATO-s.