Prej më shumë se një jave, SHBA po përballet me temperatura shumë të ulëta dhe reshje të shumta dëbore. Sipas ekspertëve, këto Krishtlindje pritet që të jenë më të ftohtat ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në katër dekadat e fundit.
Moti i ftohtë i shoqëruar edhe me erëra deri në 60 km/h filloi në Paqësorin Veriperëndimor dhe pritet t’i drejtohet pjesës lindore të SHBA-ve. Sinoptikanët e kanë cilësuar stuhinë si një “ciklon bombë” e cila do të zgjasë gjatë gjithë fundjavës.
Nën alarm janë 37 shtete ku jetojnë më shumë se 90 milionë njerëz. Rreth 80% e vendit pritet të përjetojë temperatura nën zero, duke përfshirë vende deri në jug të Teksasit. Guvernatorët e Kentakit dhe Karolinës së Veriut kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Denveri parashikohet të përballet me temperaturat më të ulta ndonjëherë deri në -20 gradë
Stuhia e dëborës gjithashtu mund të godasë edhe një pjesë të madhe të Kanadasë me temperatura shumë të ulëta.