Policia italiane dhe Byroja Federale amerikane e hetimir kundër mafies në Siçili e New York, ka shënjestruar familjen e fuqishme të krimit, Gambino, dhe bashkëpunëtorët e saj.
Policia italiane njoftoi zbatimin e 17 urdhërarresteve për persona të dyshuar si të përfshirë në mafien siçiliane.
7 persona u arrestuan në rajonin e Sicilisë dhe 10 në New York.
Aluzar që rëndojnë ndaj tyre i referohen krimeve të ndryshme që nisin nga lidhjet me mafien e organizatat kriminale e deri te zhvatja e manipulimi i ankandeve.