SHBA-të dhe Britania e Madhe kanë vendosur sanksione ndaj 4 figurave të rebelëvr Huthi, për rolin e tyre në mbështetjen dhe organizimin e sulmeve ndaj anijeve komerciale në Detin e Kuq.
Sulmet e tyre të përkrahura nga Irani kanë çrregulluar tregtinë globale dhe kanë rritur shqetësimet për rritje të inflacionit.
Në mesin e të sanksionuarve janë ministri i Mbrojtjes i Huthëve, Mohamed Nasser al-Atifi, komandanti i forcave detare të Huthëve, Muhammad Fadl Abd Al-Nabi, shefi i forcave të mbrojtjes detare, Muhammad Ali al-Qadiri dhe Muhammed Ahmad al-Talibi.