Shtetet e Bashkuara të Amerikës tronditen sërish nga një tjetër sulm me armë. Një 25-vjeçar hapi zjarr në një bankë në të cilën punonte duke vrarë 5 kolegët e tij dhe duke plagosur 9 të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kentaki. Agresori e kishte paralajmëruar sulmin në një letër që i kishte shkruar prindërve të tij ku shprehej se do të sulmonte kolegët në bankë.
Oficerët arritën në bankë brenda tre minutave dhe panë se sulmuesi ishte ende duke qëlluar. Oficerët u përplasën me të armatosurin, duke e vrarë atë.
Autori i tragjedisë kishte një vit që punonte në bankë. Ai u njoftua se do të pushohej nga puna dhe kjo gjë, sipas autoriteteve mund ta ketë nxitur që të ndërmarrë aktin tragjik.
Deri më tani këtë vit, në Shtete e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar 146 të shtëna masive.