Trajneri i kombëtares Sylvinho ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen kualifikuese të Euro 2024 me Çekinë.
Në listën e përbërë nga 25 futbollistë ka ndryshime të pakta. Formacionit të kuqezinjve i rikthehet sulmuesi Armando Broja, i cili e ka lënë pas dëmtimin në gju dhe së fundmi edhe ka luajtur me Chelsea-n në Premier Ligë. Këtë herë do të mungojë Odise Roshi.
Sfida do të luhet më 12 tetor në Tiranë dhe për miqësoren e 17 tetorit po në “Air Albania” me Bullgarinë. Shqipëria mban vendin e parë në grupin E me 10 pikë, dy më shumë se Çekia.